Filmi i metrazhit të gjatë “Era” me regji dhe skenar nga Parta Kelmendi, premierën e saj do ta ketë sonte në Brooklyn Film Festival në New York.
Ngjarja e filmit përcjell dramën e viteve të '90-ta në Kosovë, kur populli i Kosovës ballafaqohej me ndjekjet dhe nxjerrje nga puna në mënyrë masive, transmeton klankosova.tv.
Përmes personazhit kryesor Era, trajtohet jo vetëm ngjarja, por edhe psikologjia dhe ndikimi i tjetërsimit të vlerave kulturore dhe njerëzore të asaj kohe.
Filmi u xhirua me mbështetjen e Qendrës Kinematografike të Kosovës dhe të Qendrës Kinematografike të Maqedonisë së Veriut.

●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.