Lajmet e fundit

Liverpooli ka shënuar fitore 2:0 ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve.
Alexis McAllister kaloi vendësit në epërsi në minutën e 52-të, teska Cody Gakpoja realizoi 20 minuta më vonë për 2:0.
Të Kuqtë ngjiten komod në vendin e parë në tabelë me 15 pikë, duke renditur pesë fitore rresht në pesë xhirot e para.
Në anën tjetër, kampioni në fuqi është i 23-ti me vetëm gjashtë pikë.
Ky takim pa dy penalti të humbura nga të dyja anët, ku Kylian Mbappesë ia mbrojti penalti Caoimhin Kelleheri, ndërkaq Mohammed Salahu e flaku topin jashtë.