Në mesin e emisioneve magjike festive në Klan Kosova, padyshim që është edhe episodi i mrekullueshëm i serialit "Çka ka shpija".
Pos sekuencave komike që e çdo herë karakterizojnë këtë shfaqje televizive në Klan Kosova, për Vitin e Ri atmosfera e kësaj shtëpie, kulmoi edhe me muzikë për të gjitha gjeneratat, njofton Klankosova.tv.
Produksioni i serialit më të shikuar në vend, u kujdes që për shikuesit e televizionit Klan Kosova, të kulmojë në edicionin festiv me një skenar të pasur, nga plotësimi i dëshirave të shikuesve fëmijë e deri tek më të moshuarit.
Shijojeni festën e shfaqjes së parë për vitin 2025 të "Çka ka shpija".
●●●
Shpërndaje këtë artikull
KR
SHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.