Episodet e sezonit të ri të serisë komike Curb Your Enthusiasm kanë rrjedhur nga një hakues, vetëm javë pasi që një episod i Game of Thrones ishte ngarkuar online pak ditë para se të transmetohej.
Komedia e Larry David që pritet të kthehet për serinë e nëntë në tetor, u shfaq online natën e kaluar, ndërsa HBO e konfirmoi autenticitetin e kësaj rrjedhjeje në një deklaratë.
“Ne nuk jemi në komunikim me hakuesin, dhe nuk do të komentojmë sa herë që rrjedh një pjesë e re e informatave”, konfirmoi kompania.
“Është raportuar gjerësisht se kishte një incident kibernetik në HBO. Hakuesi mund të vazhdojë të lëshojë copëza dhe pjesë të informatave të vjedhura duke tentuar që të marrë vëmendje të mediave”.
“Kjo është një lojë në të cilën ne nuk do të marrim pjesë”.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.