Lajmet e fundit
Marksi i konsideronte zviceranët budallenj; klasën punëtore gomare, Lassallin, themeluesin e socialdemokracisë gjermane “nigger judaik”, sllavët racë të ulët dhe... Pikërisht këto kategori e kanë mitin absolut - si shkon kjo? Truri dhe politika janë çështje komplekse

Lassalle-n, themeluesin e SPD-së gjermane, e quajnë në shumë letra “nigger judaik”, zviceranët i kualifikojnë si “popull budallenjsh“, klasën punëtorë si “gomarë, turma që duhet përdorur“, si leckë dhe hedhur në margjinat e historisë ku edhe paskan vendin. Sllavët sidomos janë “racë e ulët“, (gjë që Marks e përsërit shpesh edhe si gazetar në Neue Rheinische Zeitung). Dhe, për ironi të fatit, ishin pikërisht këta që me mësimet e tij krijuan botën bipolare, të blloqeve, që edhe sot i prodhon afektet e veta dhe vazhdojnë t’i ushqejnë konceptet e tyre mbi po atë utopi në thelb ahumane sikur të mos e kishin kaluar kufirin e hijes së kufomës së Leninit apo Stalinit.
Edhe më interesante në gjithë këtë rrëfim është sjellja e “elitave intelektuale“, mediave dhe dinamika e mungueshme brenda diskursit për ta debatuar këtë problem. Intelektualisht edhe tash u përhesht njëjtë si në kohën e Sartre-it, Adorno-s dhe Horkheimer-it. Pra, u sabotua debati si në kohën kur në bllokun rusolindor ligjet i bënte logjika e zhdanovizmit e në këtë perëndimor ajo e filosurrogatëve të tij të shkolluar të gjithë tek agjenti i KGB-së Alexander Kojéve, që nga Batialle, Badieu, Arendt, Lacan e pasues.
Është kjo arsyeja pse Zhizhek, Eagelton, Agamben, duan ta shpëtojnë marksizmin nga Marksi dhe t'ia dhurojnë atë hegelizmit të riinterpretuar sipas senzoriumit të homo digitalisit?
Pyetja që sot është megjithatë më interesante për studime: pse edhe sot përheshtet bërja e një psikografie reale të Marksit duke mos përjashtuar korrespondencat e tij private dhe dramat si Oleanum e të llojit? Pse apologjetët e tij janë po të asaj zone më shumë kulturore-mentale që ai i konsideronte “racë e ulët“?
Pse një gjeniu në ekonominë politike t'i merret e drejta për ta përshkruar edhe si njeri, ashtu siç ishte, d.m.th., se as vetë nuk u besonte vizioneve të tij sa herë u dilte turmave përballë.
Lenini i ka fajet që nuk e kuptoi këtë apo pasardhësit e tij që nuk kuptojnë asnjërin, e sidomos Marksin hiç?