Pas '45 minutave lojë në ndeshjen kualifikuese për Botërorin 2026, Kosova udhëheq ndaj Suedisë me rezultat 0-1.
Golin e vetëm të pjesës së parë e shënoi Fisnik Asllani në minutën e '32-të, ndërsa pak para përfundimit të pjesës së parë, Avdullahu goditi shtyllën, duke shkaktuar emocione të mëdha te tifozët kosovarë, transmeton klankosova.tv.
Kosova ka zhvilluar një lojë spektakolare, duke krijuar disa raste tjera për shënim dhe duke bërë presion të vazhdueshëm mbi Suedinë përderisa kjo e fundit u mundua disa herë të rrezikojë portën e Aro Muriqit por pa arritur të shënojë.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.