Pasi u kualifikua për në finalen e Ligës së Kampionëve, Luis Enrique theksoi se skuadra e tij dëshiron të "vazhdojë" të bëjë "histori" në turne dhe vlerësoi mbrojtjen ekipit parizien në ndeshjen e kthimit kundër Bayern Munich.
"Ne kemi besuar në këtë gjatë gjithë kohës. Nuk kam parë asnjë skuadër më të mirë se ne. Të gjithë na kritikuan, duke thënë se PSG nuk ishte asgjë, asgjë, asgjë, por kjo nuk më habiti. Mund të them se për mua, Bayern Munich është në nivelin tonë. Arsenali është një nga skuadrat më të mira këtë sezon; ajo që kanë bërë gjatë gjithë sezonit është e pabesueshme", shkruan
Marca, raporton KlanKosova.tv.
Enrique komentoi edhe kundërshtarin e finales, Arsenal duke thënë se janë një ekip për t'u vlerësuar.
"Ata janë ende në garë për titullin e Premier League dhe janë në finale, dhe kjo është diçka që duhet vlerësuar. Por unë kam shumë besim te skuadra ime, gjë që mendoj se është e rëndësishme ta vlerësojmë."
●●●
EKSHKRIMI NGA
Endrit Krasniqi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.