Trajneri i Paris Saint Germain, Luis Enrique, ka folur për incidentin me futbollistin e Chelseat, Joao Pedro, pas humbjes 3:0 në finalen e Kupës së Botës për Klube.
Pas një debati mes Gigi Donnarummës dhe Joao Pedros, strategu spanjoll u pa duke shtyrë brazilianin, çka shkaktoi përplasje mes lojtarëve dhe stafit të dy ekipeve.
“Situata të tilla duhen shmangur. Kishte shumë tension dhe presion”, deklaroi Enrique.
Ai e konsideroi incidentin si një moment emocional pas një disfate të rëndë.
"Blutë e Londrës" e dominuan takimin.
Cole Palmer, shënoi dy herë dhe asistoi për golin e tretë të Pedro-s.
PSG-ja, që kishte mposhtur Real Madridin 4:0 në gjysmëfinale, u ndëshkua me karton të kuq në fundin e ndeshjes pasi Joao Neves reagoi goxha ashpër.
“Ishte një ndeshje ku gjithçka shkoi keq për ne”, u shpreh Enrique pas sfidës.
https://klankosova.tv/e-turpshme-luis-enrique-tentoi-ta-godas-joao-pedron-e-chelseat-video/
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.