Basketbollisti i New York Knicks, Enes Kanter, ka bërë të ditur se nuk do të jetë pjesë e ndeshjes së ardhshme të NBA-së që do të mbahet në Londër, për shkak të frikës që ka ndaj spiunëve turq.
Sportisti me origjinë turke, njihet si një kritik i ashpër i presidentit turk, Rexhep Erdogan, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Skuadra amerikane New York Knicks, pritet të ndeshet me Washington Wizards, më 17 janar të këtij viti në arenën O2 e cila ndodhet në Londër.
“Ka gjasë që unë të vritem atje, kështu që unë do të qëndroj këtu”, ka thënë basketbollisti 26 vjeçar.
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.