“Çka dëshiroje të bëhesh kur të rritesh?” ishte kjo pyetja që iu bë 50 njerëzve, të moshës 75 vjeçare.
Përgjigjet ishin të habitshme.
Në përgjigje nuk përfshiheshin të qenit policë,zjarrfikës,mjekë por shumica e tyre ishin artistë, aktorë, kuzhinierë, madje edhe DJ.
Të gjitha përgjigjet u ilustruan me fotografi, me rroba të përshtatshme të profesionit të cilin ata e thonë në përgjigjet e tyre.
Një ekspozitë e këtyre fotografive udhëtoi nëpër Holandë.
Mirëpo pavarësisht që nuk arritën të bëhen çfarë ata ëndërronin, historia nuk është e trishtueshme, transmeton Klan Kosova.
Të gjithë thanë se ndonëse nuk e plotësuan një ëndërr, ata prapë e duan jetën e tyre.
klankosova.tv
Balerinë
Pilot
Sjuartdesë
Aktore
Librashitës
Aktore
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LH
SHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.