Ish-futbollisti Uliks Emra, ka folur para ndeshjes që do të zhvillohet në stadiumin "Maksimir" ku do të përballen Dinamo Zagreb dhe Milan, në kuadër të Champions League.
Emra i cili do ta përcjell nga afër lojën tha për Klankosova.tv tha se e sheh Milanin më shumë favorit për të fituar.
Por, ai theksoi se ekipi kroat di të jetë i paparishikueshëm.
"Gjasat mendoj që më të mëdha i ka Milani. Dinamo di të jetë i paparishikueshëm. Ndonjëherë luajnë aq mirë sa nuk njohin kundërshtarë” – tha Emra për Klankosova.tv
Ndeshja Dinamo Zagreb – Milan, nis nga ora 21:00.
E para në “San Siro” ka përfunduar me rezultat 3:1 në favor të italianëve.
Uliks Emra, ka qenë futbollist i shumë skuadrave të njohura në Kosovë si: Liria, Vëllaznimi si dhe Prishtina.
Emra ka një karrierë të pasur po ashtu edhe në diplomaci.
Ai ka qenë ambasador i Kosovës në Norvegji.
Po ashtu ka qenë edhe ushtrues detyre i ambsadorit të Kosovës në Kroaci e edhe zëvendësambasador atje.

https://www.youtube.com/watch?v=uNl9STjR5ls
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.