Bashkimi ka fituar ndaj Pejës me rezultat 118 - 119 duke marrë një fitore të madhe në Karagaq.
Prizrenasit u desh të shkrijnë epërsinë e Pejës dhe fillimisht ta çojnë lojën në vazhdime pasi barazuan në 91 - 91 në kohë të rregullt.
Por kjo nuk ishte e tëra, pasi ndeshja shkoi sërish në vazhdime, 104 - 104.
Në shtesën e dytë, Bashkimi pati një pikë më shumë se Peja por kaq i mjaftoi që të triumfojë.
Individualisht më të dalluar ishin Tajh Green që pati 35 pikë për pejanët, dhe Kyan Anderson që pati më së shumti te Bashkimi, 29.
Bashkimi kësisoj ruan vendin e dytë, teksa Peja mbetet e treta.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.