Lajmet e fundit

Kosova triumfon në Lituani por a bindi me lojën që tregoi?
Rikthimi i Edon Zhegrovës me gol dhe debutimi i portierit Amir Saipi.
Shqipëria pësoi humbje ndaj Çekisë por vëmendje në këtë ballafaqim morën banderolat anti Kosovë nga tifozët çek.
A është dashur të kërkohet largimi i transparentëve për të vazhduar ndeshja? Kosova u përfshi edhe në ndeshjen mes Serbisë dhe Zvicrës.
Thirrjet nacionaliste të serbeve u dëgjuan gjatë gjithë ndeshjes së zhvilluar në Leskovc teksa nuk munguan edhe sloganet poshtëruese ndaj vendit tonë.
Fushata e Serbisë ndaj Kosovës vazhdon pa ndërprerje por sa janë të zëshëm kundër kësaj.
Federata e Futbollit të Kosovës dhe ajo e Shqipërisë? Granit Xhaka duket se ka bërë “paqe” me serbët.
Ai i përshëndeti një e nga një të gjithë futbollistët e Serbisë pas ndeshjes, edhe pse u fishkëllye nga tifozët vendas.