(Klan Kosova) - Sonte nga ora 21 në Art Sport 1 dhe dhjetë minuta pasmesnate në Klan Kosova, në kuadër të episodit 467 të ASISTIT, emisionit të parë dhe të vetëm ekskluziv për basketboll adhuruesit e këtij sporti mund të shikojnë shumë tema ekskluzive dhe të veçanta
E hëna basketbollistike në ASISTIN 467 do të jetë super e pasur.
Komplet ajo që ndodhi gjatë xhiros së Parë të Ligës Unike: analizat, raportet dhe mysafirët special në studio: Gëzim Morina kapiteni i Golden Eagle Yllit, kampioni aktual i Ligës Unike; gjiganti Urim Zenelaj i Prizrenit 16 që debutoi sivjet në këtë garë; Daniel Lekndreaj i Pejës që startoi me fitore kundër Teutës; kryetari i KB Rahovecit, Alban Rama i cili flet edhe rreth situatës në klub dhe drejtori i Ligës Unike, Dren Zatiqi
Natyrisht edhe sonte ASISTI sjell tregimin raportin dhe aksionin e Sigal Prishtinës në Ligën Ballkanike kurse pjesa qendrore i dedikohet komplet aksionit të xhiros 7 të Artmotion Superligës i cili solli dy super-ndeshje, derbin Peja – Golden Eagle Ylli që ishte reprizë e finales së vjetme dhe ndeshjen me 208 pikë, Sigal Prishtina – Prizreni 16. Në fund të këtij blloku shpallet edhe Pesëshja dhe MVP i Javës.
Në ASISTIN 467 do të shikoni edhe analizën e xhiros së tretë të Superligës së Femrave dhe derbin Bashkimi – Penza si dhe lajmet nga Liga e Parë e Meshkujve.
Blloku special Shqiptarët në Botë sërish vjen me lajme për shkëlqimin e Edon Maxhunit me skuadrën e tij të njohur holandeze, Den Bosch kurse fluturimin nëpër parketet ndërkombëtare e vazhdojmë me analizën dhe raportet e ABA dhe Euroleagues.
Ajka vjen në fund, starti i shumë pritur i NBA 2022 me përmbledhjen javore dhe lajmet më interesante për gjithë atë që ka ndodhur në start të edicionit të 75 jubilar
Gjitha këto dhe shumë më tepër nën moderimin e Agon Fehmiut dhe Ulpiana Emrës me fillim nga ora 21:00 në Art Sport 1 dhe 10 minuta pas mesnatës mund në Klan Kosova, ju sjell ASISTI 467/
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.