Emirates dhe Real Madrid kanë njoftuar një partneritet shumëvjeçar, duke bërë linjën ajrore Sponsorin Zyrtar Kryesor të klubit të basketbollit spanjoll. Partneriteti nis menjëherë, me markën ikonike “Fly Better” që do të shfaqet në fanellat e lojtarëve, uniformat e stërvitjes dhe veshjet e stafit.
Ky është debutimi i Emirates në basketbollin evropian dhe një zgjerim i pranisë globale të linjës ajrore në sport. Real Madrid mbetet i vetmi klub evropian që ka fituar titullin e kampionit si në futboll, ashtu edhe në basketboll në të njëjtin sezon.
Sir Tim Clark, President i Emirates Airline, deklaroi:
“Jemi krenarë për këtë mundësi unike për t’u bërë sponsori kryesor zyrtar i Real Madrid Basketboll, duke kompletuar partneritetin tonë të gjatë me Real Madrid CF, ndërsa zgjeron praninë tonë në këtë sport.”
Ai shtoi gjithashtu se partneriteti forcon lidhjen me tifozët e Real Madrid në mbarë botën dhe hap kanale të reja për të rritur pasionin dhe emocionin për basketbollin.
Përveç fanellave, partneriteti përfshinë mundësi të dukshme marketingu në ‘Movistar Arena’, të drejta për media sociale dhe fushata globale, si dhe prezencë në ngjarje të mëdha si Liga ACB, EuroLeague dhe Copa del Rey.
Emirates do të ketë gjithashtu qasje në kompleksin e trajnimit të Real Madrid për vizita ekskluzive, takime me lojtarë dhe klinika për të rinjtë.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.