Paris Saint-Germain dhe Aston Villa luajnë sonte në kuadër të çerekfinales së Ligës së Kampionëve.
Ndeshja emetohet në Sport 1 të platformës më të madhe në vend, Art Motion.
Këto dy klube nuk janë ndeshur asnjëherë mes vete andaj do të jetë interesante përballja e trajnerit të Villës, Unai Emery, me klubin që e kishte shkarkuar gjashtë vjet më parë.
Përderisa Aston Villa në 1/8 e finales pati një punë më të lehtë me Clube Brugge-n e Ardon Jasharit, kampioni francez bëri befasinë e rundit pasi eliminoi liderin e sezonit të rregullt, Liverpool-in.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.