Lajmet e fundit

Emerson Royal, pritet të largohet nga Tottenhami gjatë afatit kalimtar të transferimeve në verë.
Sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, Royal i ka dhënë përparësi transferimit në Milan.
Kuqezinjtë janë në kërkim të një mbrojtësi të djathtë, dhe braziliani duket se është zgjedhja e tyre.
Veç kësaj pozite, Milani dëshiron që të përforcohet edhe me një sulmues, pas largimit të Olivier Giroud.
Joshua Zirkzee është emri më i nxehtë që po qarkullon për qytetin e modës.