U transferua nga Ballkani te Cluj për plot 800 mijë euro.
Që Lindon Emërllahu u bë pjesë e skuadrës së tij, pronari i ekipit rumin, Nelu Varga, u shfaq shumë i lumtur.
Madje ai bëri një krahasim me yllin kroat të Manchester Cityt.
“Bëmë një lëvizje të vërtetë në ditën e fundit të transferimeve dhe morëm Lindon Emerllahun nga Ballkani. Ai është ndoshta numri 6 më i mirë që ka ardhur ndonjëherë në Rumani. Nëse më duhet ta krahasoj me dikë, mendoj se ai është një Mateo Kovaçiq i dytë”, ka potencuar Varga, tranmseton Klankosova.tv.
Kujtojmë se ky transferim nga kampionati i Kosovës, ka shënuar rekord të ri, pasi deri tani më të shtrenjtët që u 'shitën', ishin Albion Rrahmani nga Ballkani te Rapidi i Bukureshtit dhe Muhamet Hyseni, nga Llapi te Horsens në Danimarkë. Të dy kushtuan nga 600 mijë euro.
Te skuadra e Cluj në Rumani, Emërllahu bashkohet me bashkëlojtarin e tij të dikurshëm te Ballkani, Meriton Korenicën. Të dy ishin pjesë e skuadrës suharekase kur kulmoi me arritje historike brenda dhe jashtë vendit.
●●●
KRSHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.