Denver Nuggets kanë shënuar një fitore të rëndësishme ndaj Philadephias 76ers, në përballjen e shumëpritur mes Joel Embiid dhe Nikola Jokiq.
Ndeshja përfundoi në favor të Denver Nuggets, të cilët triumfuan me rezultat 114-110.
Në këtë duel të mprehtë mes dy qendrave më dominuese në NBA, dhe dy prej pretendentëve kryesor për MVP, e fitoi Embiid me 34 pikë, 9 kërcime dhe katër asistime, ndërsa Jokiq shtoi 22 pikë, 13 kërcime dhe tetë asistime.
Në sezonin e kaluar, Nikola Jokiq fitoi çmimin e MVP, me Embiid, i cili përfundoi në vendin e dytë.
Denver rikthehen tek fitoret pas dy humbjeve radhazi, ndërsa Philadephia po kalon në një moment të vështirë, pasi kanë fituar vetëm dy nga pesë përballjet e fundit. /Klankosova.tv/
https://www.youtube.com/watch?v=fh6_C5PEdeM
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.