Vetëm dy kanaçe pije të gazuara përmbajnë mjaftueshëm aspartam, një zëvendësim artificial i sheqerit, për të shkaktuar patogjenë toksikë që pushtojnë zorrën.
Ekspertët në Universitetin “Anglia Ruskin” gjetën ëmbëltues saharinë dhe sukralozë, në dhjetëra produkte të supermarketeve, duke përfshirë çamçakëz dhe ushqime "me pak karbohidrate", që kishin të njëjtin efekt.
“Studimi ynë është i pari që tregon se disa ëmbëltues që gjenden më shpesh në ushqim dhe pije mund të bëjnë që bakteret normale dhe të shëndetshme të zorrëve të bëhen patogjene”, tha Dr. Havovi Chichger, nga Universiteti “Anglia Ruskin”, shkruan The Sun, përcjell Klankosova.tv
Studimi, i botuar në Revistën Ndërkombëtare të Shkencave Molekulare, zbuloi se ëmbëltuesit bënë që bakteret e shëndetshme të zorrëve të formojnë "biofilma", duke i bërë ato më të prirura të sekretojnë toksina dhe molekula që shkaktojnë sëmundje.
Studimet më parë kanë treguar se pirja e pijeve si këto me ëmbëltues artificialë mund të rrisin rrezikun e shtimit të peshës dhe gjithashtu lidhen edhe me rritjen e rreziqeve të vdekjes, sëmundjeve kardiovaskulare dhe goditjeve në tru, por nuk është e qartë pse.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.