Elton John e ka nderuar Mbretëreshën gjatë një koncerti të tij në Toronto pasi u njoftua për vdekjen e saj.
Ajo vdiq të enjten në Kështjellën e Balmoralit në Skoci, në moshën 96-vjeçare, duke marrë kështu fund mbretërimi i saj prej 70 vjetësh.
"Unë jam 75-vjeçar - tërë jetën time ka qenë me mua, dhe ndihem shumë i pikëlluar që ajo nuk do të jetë me mua më", u ka thënë ai dëgjuesve.
"Mirëpo, jam i kënaqur që është në paqe dhe në pushim, dhe ajo e meriton sepse ka punuar shumë zellshëm për këtë".
https://www.youtube.com/watch?v=NrdjMVy83CQ
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.