Elon Musk i ka thënë stafit në Twitter se ata duhet të angazhohen për të punuar me "orë të gjata me intensitet të lartë" ose përndryshe të largohen nga kompania, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Në një email drejtuar stafit, pronari i ri i firmës së rrjeteve sociale tha se punëtorët duhet të pajtohen me zotimin nëse duan të qëndrojnë, raportoi Washington Post.
Ata që nuk regjistrohen deri të enjten do t'u jepet pagesa e tre muajve, tha Musk.
Në emailin e tij drejtuar stafit, i parë edhe nga The Guardian, Musk tha se Twitter "do të duhet të jetë jashtëzakonisht i fortë" në mënyrë që të ketë sukses.
"Kjo do të thotë të punosh me orë të gjata me intensitet të lartë. Vetëm performanca e jashtëzakonshme do të jetë një notë kaluese", tha ai.
Punëtorëve iu tha se duhet të klikojnë në një lidhje deri në orën 17:00 të së enjtes, nëse duan të jenë "pjesë e Twitter-it të ri".
Ai shtoi: “Çfarëdo vendimi që të merrni, ju falënderoj për përpjekjet tuaja për ta bërë Twitterin të suksesshëm”.
Njeriu më i pasur në botë ka njoftuar tashmë se gjysma e stafit të Twitter do të lirohen, pasi ai bleu kompaninë në një marrëveshje prej 44 miliardë dollarësh.
Musk tha se ai nuk kishte "zgjidhje" mbi shkurtimet në staf pasi kompania po humbte 4 milionë dollarë në ditë, dhe ka fajësuar "grupet aktiviste që u bëjnë presion reklamuesve" për "rënie masive të të ardhurave".
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.