Ballkani është 20 minuta larg eliminimit nga Conference League, pasi po pëson debakël nga Shamrocku të cilët në minutën e 67-të e shënuan edhe golin e katërt.
Ishte Burke ai që ia shuajti shpresat Ballkanit për një kthim të mundshëm të rezultatit, duke bërë që rezultati i përgjithshëm të jetë 4-1.
Skuadra irlandeze shënoi tri herë në pjesën e dytë, ku Gaffney realizoi në minutën e 48-të, Honohan në të 55-tën dhe Burke në të 67-tën, njofton Klankosova.tv.
Tani, Ballkani duhet të shpresojë në mrekulli, realizimin e tri golave, për ta çuar ndeshjen në vazhdime.