“Perla dhe dreri i artë” i autores Elia Zaharia, është libri që promovohet sot nga ora 17:00 në Librarinë Dukagjini, në Prishtinë.
Zaharia rikthehet për herë të dytë, për të ndarë së bashku këtë takim me botën e magjishme të tregimeve për fëmijë.
Në vitin 2019 botoi librin e parë, “Trëndafili i bardhë”, i cili u bë bestseller dhe u botua edhe nga shtëpia prestigjioze Feltrinelli në Itali. Ndërsa, në vitin 2024, Elia doli me librin e dytë për fëmijë, “Perla dhe dreri i artë”./Klankosova.tv
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.