Lajmet e fundit

“Deri në fund të ditës së sotme do të procedohen për numërim 216 nga gjithsej 223 kuti votimi, ku janë sistemuar zarfet me fletëvotimet e ardhura nga votimi jashtë Kosovës përmes postës”, ka deklaruar Elezi.Ai ka shtuar se edhe kutitë e mbetura do të trajtohen brenda orëve të para të së mërkurës.
“Shtatë kutitë e mbetura do të fillojnë të numërohen në orët e mëngjesit të së mërkurës, ndërsa deri në mesditë pritet të përfundojë i gjithë procesi i numërimit të votave nga diaspora”, është shprehur ai.Ndërkohë, KQZ-ja do të nisë paralelisht edhe numërimin e votave me kusht. Ky proces do të zhvillohet për fletëvotimet e hedhura në 52 vendvotime me kusht në nivel vendi, ku sipas të dhënave zyrtare janë evidentuar 8,751 votues.
“Po ashtu, do të fillojë numërimi i fletëvotimeve nga votimi me kusht, si dhe numërimi i votave të personave me nevoja të veçanta”, ka bërë të ditur Elezi.Me përfundimin e numërimit të votave të diasporës dhe nisjen e trajtimit të votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta, procesi i numërimit të rezultateve zgjedhore po hyn në fazën e fundit, para shpalljes së rezultateve përfundimtare.