03.05.2023 · përditësuar para 1145 dite1 min lexim
Trepça e ka fituar betejën e parë ndaj Pejës në sfidën e parë finale me rezultat final 94-86.
Palestra “Minatori” në Mitrovicë ishte e stërmbushur dhe e zhurmshme gjatë gjithë takimit. Megjithatë, salla u elektrizua nga tifo grupi “Torcida” kur Trepça arriti të triumfoi.
Më meritori për fitoren e parë të “Minatorëve” ishte James Artis me 27 pikë, 2 kërcime e po aq asistime.
Ndeshja e dytë ndërmjet Pejës dhe Trepçës do të zhvillohet të dielën në palestrën "Karagaçi".
●●●
SK
SHKRIMI NGA
S K
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.