Ka përfunduar me rezultat 2:2 koha e rregullt e finales së Kupës së Mbretit mes Barcelonës dhe Real Madridit.
Fundi ishte mjaft dramatik, ku një minutë para fundit, gjyqtari akordoi penallti për Barcelonën, por VAR-i ndërhyri ku më pas penalltia u anulua.
Epërsinë Barcelona e mori në minutën e 28-të, ku Pedri shënoi super gol nga jashtë zonës, ndërsa në të njëjtën formë, Reali iu kundërpërgjigj Barçës me Mbappen, i cili realizoi në minutën e 70-të.
Shtatë minuta më vonë, Tchouameni ia dha epërsinë e parë në ndeshje Realit, e cila zgjati vetëm tetë minuta, ku Torres e vuri sërish baraspeshën në fushë.
Nëse edhe gjatë vazhdimeve nuk do të ketë fitues, atëherë triumfuesi do të përcaktohet në penallti.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.