Në Galerinë e Arteve të Prishtinës, sonte duke filluar nga ora 18:00, hapet edicioni i shtatë i “Ekspozitës Vjetore të Anëtarëve të AAVK-së 2025”, e cila mbahet në ambientet e Pallatit të Rinisë në Prishtinë.
Kjo ekspozitë sjell para publikut krijimet e artistëve të cilët përmes veprave të tyre pasqyrojnë realitetin bashkëkohor, emocionet dhe reflektimet personale mbi zhvillimet shoqërore.
Ekspozita vjetore e AAVK-së përfaqëson një platformë të rëndësishme për prezantimin e kreativitetit artistik, eksplorimin e ideve dhe perspektivave të reja, si dhe për forcimin e lidhjeve mes komuniteteve përmes fuqisë së artit.
Qëllimi kryesor i Asociacionit të Artistëve Vizualë të Kosovës është rritja e ndërgjegjësimit mbi rëndësinë e arteve vizuale në pasurimin e jetës kulturore dhe nxitjen e dialogut kulturor në vend.
AAVK vazhdimisht promovon dhe mbështet artistët vizualë në Kosovë përmes ekspozitave, trajnimeve profesionale dhe bashkëpunimeve ndërkombëtare, me vizionin për të ndërtuar një hapësirë gjithëpërfshirëse ku artistët zhvillohen dhe shprehin kreativitetin e tyre./Klankosova.tv
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.