“Vështrime të reja - Një rrugëtim përmes syve të të rinjve”, është ekspozita që hapet sonte nga ora 19:00, në Europe House Prishtinë.
Kjo ekspozitë sjell vizionet e freskëta të Lum Hajrullahu dhe Festa Ramoja, kuruar nga Laureta Hajrullahu e Shkamb Jaka.
Ekspozita “Vështrime të reja” sjell dy perspektiva unike që kapin intensitetin e papërpunuar të mënyrës se si të rinjtë e shohin botën. Nga momentet intime e njerëzore deri te horizontet e largëta e të gjera, këto punime na kujtojnë se vizioni rinor gjithmonë përjetohet me qartësi dhe emocion të thellë./Klankosova.tv
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.