Në Galerinë e Arteve në Gjilan sonte nga ora 19:30 hapet ekspozita personale “ZEQA” e artistit të mirënjohur Zeqirja Rexhepi, i cili shumë shpesh është prezantuar me ekspozita personale dhe kolektive për audiencën kanadeze.
Një ekspozitë e tillë i ka munguar vendlindjes së tij, pasi që bashkë me familjen ai ishte dëbuar nga forcat serbe në vitin 1999, dhe prej atëherë artin e tij e ka zhvilluar përtej oqeanit.
Përmes kësaj ekspozite retrospektivë shënohet edhe 45 vjetori i krijimtarisë artistike dhe 70-të vjetori i lindjes së artistit.
Me kurator Avni Xh Behluli, ekspozita sjell një rrugëtim të thellë artistik përmes pikturave, vizatimeve dhe veprave të krijuara ndër vite, një udhëtim shpirtëror e estetik që kapërcen kohën dhe distancat.
“ZEQA” do të qëndrojë e hapur deri më 28 korrik 2025, transmeton Klankosova.tv
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.