Ekspozita e qeramikës “Prekje dhe Kujtesë” nga artistja kosovare Laura Sllamniku Kryeziu, hapet nesër në Shkodër.
Punimet e saj dallohen për stilizimin elegant, përfshirjen e simbolikës, ngjyrave ekspresive, si dhe për elementet e frymëzuara nga legjenda, tradita dhe përditshmëria. Çdo objekt i ekspozuar është unik në formë, ngjyrë apo funksion – një kombinim artistik që i flet shpirtit dhe syrit njëkohësisht.
Kjo ekspozitë sjell për herë të parë në Shkodër një përzgjedhje të veprave më të fundit të Laurës, të cilat synojnë të krijojnë një dialog të heshtur mes artit, natyrës dhe emocioneve njerëzore.
Nëpërmjet prekjes dhe zjarrit, ajo krijon vepra të cilat përçojnë ndjenja, kujtime dhe frymëzim.
Ekspozita do të hapet më 24 maj 2025, në ora 19:00, në hapësirat e galerisë ODA në Shkodër, transmeton Klankosova.tv
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.