Kanë filluar përgatitjet për ekspozitën “Pavarësia e Kosovës në shtypin shqiptar” me rastin e shënimit të 17-të vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Për këtë ekspozitë janë përzgjedhur dhjetëra shkrime (lajme, raporte, analiza, reportazhe, kolumne, intervista...) dhe dhjetëra ballina nga gazetat e dikurshme fizike të shtypura në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut të cilat kanë raportuar për shpalljen e Pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, raporton Klankosova.tv.
Ekspozita “Pavarësia e Kosovës në shtypin shqiptar” do të hapet me rastin e përvjetorit të 17-të Pavarësisë së Kosovës në hollin e ekspozitës në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”.
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.