Në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës, sot nga ora 12:00 hapet ekspozita ndërkombëtare e fotografisë “Selaniku në fund të shekullit të XIX dhe fillim të shekullit të XX: Jeta shoqërore dhe kulturore”
E organizuar në bashkëpunim me Zyrën Greke në Kosovë, ekspozita prezanton një përzgjedhje fotografish origjinale të shekullit XIX, të cilat dokumentojnë jetën urbane, shoqërore dhe kulturore të
Selanikut në një periudhë me rëndësi të veçantë historike. Materialet e ekspozuara kanë vlerë të lartë historike dhe dokumentare, duke kontribuar në thellimin e studimit të trashëgimisë vizuale dhe në nxitjen e dialogut ndërkulturor.
Kjo ekspozitë do të qëndrojë e hapur deri më 3 mars 2026./Klankosova.tv

●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.