“Midis Hapësirës dhe Imazhit – Integriteti 4.0” titullohet ekspozita kolektive e realizuar në bashkëpunim me Politechnika Śląska në Poloni, Wydział Architektury / Katedra Sztuk Pięknych i Projektowych.
Në kuadër të aktiviteteve të Galerisë së Fakultetit, kësaj radhe paraqitet një qasje ndryshe – një frymë arkitektonike, e realizuar nga profesorë universitarë, të cilët prezantojnë punët e tyre.
Kjo ekspozitë organizohet në kuadër të programit vjetor të galerisë dhe përfaqëson një dialog ndërkombëtar mes hapësirës dhe imazhit bashkëkohor.
Ngjarja mbahet nesër nga ora 19:00 ne Galerinë e Fakultetit të Arteve në Prishtinë./Klankosova.tv

●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.