Artisti vizual Ramë Dardania, hap sonte ekspozitën e tij më të re, “Les émotions”, në ambientet e The House of Art Showroom, në Gjenevë, që do të mbahet nga ora 18:00 deri në 20:00.
Në këtë ekspozitë trajtohen tema universale si frika, dhimbja, liria dhe gëzimi. Përmes një gjuhe artistike të drejtpërdrejtë dhe autentike, Dardania sjell përpara publikut përvoja njerëzore që komunikojnë pa filtra, larg klisheve dhe zbukurimeve të panevojshme.
Veprat e tij dallohen për energjinë vizuale dhe sinqeritetin artistik, duke e vendosur atë në dialog me artin bashkëkohor evropian.
Me një karrierë të pasur që përfshin mbi 40 ekspozita ndërkombëtare, Ramë Dardania është një emër i njohur në skenën artistike evropiane. Punimet e tij dallohen për ngjyra të fuqishme, figura simbolike dhe një ndjeshmëri të veçantë që krijon një lidhje të drejtpërdrejtë me shikuesin.
Ekspozita “Les émotions” do të qëndrojë e hapur nga 12 shkurti deri më 6 mars 2026 në Gjenevë./Klankosova.tv
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.