Ekspozita “Pop-up” me punime të studentëve të programit Art dhe Media Digjitale, mbahet sonte nga ora 18:00 deri në 20:00, në Mitrovicë, nga UBT Kosovo në bashkëpunim me 7Arte.
Hapja e ekspozitës do të bëhet në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica”, ndërsa gjatë së njëjtës kohë, ekspozita do të jetë e hapur paralelisht edhe në 7Arte, në Rrugën Pajazit Boletini (ish IBCM).
E konceptuar si një ndërhyrje e përkohshme dhe e ndjeshme ndaj kontekstit hapësinor, ekspozita sjell së bashku praktika bashkëkohore që eksplorojnë kulturën vizuale, eksperimentimin material dhe proceset digjitale.
Punimet e prezantuara reflektojnë qasjen kritike dhe hulumtuese të studentëve ndaj artit, duke lëvizur mes hapësirës fizike dhe mendimit digjital.
Formati “Pop-up” thekson përkohshmërinë, spontanitetin dhe angazhimin publik, duke ofruar një pasqyrë të proceseve krijuese dhe gjuhëve konceptuale që po formësojnë një gjeneratë të re artistësh dhe praktikuesish të mediave në Kosovë./Klankosova.tv

●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.