Të shtunën në emisionin "Familja ime" në Klan Kosova është diskutuar për gjuetinë.
Eksperti i gjuetisë, Qazim Kukalaj, ka thënë që kjo është një veprimtari e cila po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme.
"Është një lëmi shumë interesante dhe që gjithnjë e më tepër po merr rëndësi, duke marrë parasysh që edhe kafshët e egra, por edhe shpendët janë pjesë e biodiversitetit".
Kukalaj tutje ka treguar se si mund të përkufizohet saktë ky lloj i sportit.
"Në terminologji gjuetia është veprimtari që merret me menaxhimin po edhe gjuajtjen e kafshëve të egra, kurse gjahu është kafsha ose shpendi që është vrarë ose gjuajtur".
https://www.youtube.com/watch?v=jSrAjLYnEew
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.