Lojtari i ndeshjes ndaj Arsenalit, Achraf Hakimi, ka folur ekskluzivisht për Klan Kosovën.
Ai iu përgjigj pyetjes së Arlind Sadikut se për kë shkon dedifikimi pas këtij suksesi në kualifikimin e Paris Saint-Germainit në finale e Ligës së Kampionëve.
“Për të gjithë njerëzit që besuan tek ne. Për familjarët që kanë qenë gjithmonë pranë nesh gjatë momenteve të vështira të këtij sezoni, dhe sigurisht për fansat, dhe për neve e që është më e rëndësishmja”, ka thënë Hakimi për Klanin.
Hakimi shënoi golin e dytë në triumfin 2:1 të PSG-së, e cila në total e mundi Arsenalin 3:1 pas dy ndeshjeve.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.