Në Sports Show, ekskluzivisht sonte flet Vedat Muriqi.
Golashënuesi më i mirë i kombëtares së Kosovës do të na flas për formën e tij aktuale te Mallorca.
Sa janë gjasat që Muriqi të largohet nga kampionati spanjoll në afatin kalimtar të janarit?
Me të ftuarit tonë në studio do të diskutojmë për grumbullimin e futbollistëve potencial për t`iu bashkuar ekipit A të Kosovës.
Një temë aktuale në futbollin kosovar është edhe shkarkimi i trajnerëve nga skuadrat kosovare.
Një lidhje të veçantë do ta zhvillojmë me tifozin nga Koreja e Jugut, Kim Hyeonsu idhull i të cilit është ylli i kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova.
Ai ka bërë mijëra kilometra për ta takuar yllin dardan. Do t’i marrim emocionet e tij për takimin e shumë pritur.
Na ndiqni sonte me fillim në ora 22:15
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LI
SHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.