Lajmet e fundit

Kosova është në grupin e 8 të kualifikimeve sëbashku me Suedinë, Malin e Zi dhe Rumaninë. Në dy ndeshjet e para është mposhtur nga Suedia dhe Mali i Zi, ndërsa pas barazimit të mërkurën, djelmoshat e Qerimit do kërkojnë edhe fitoren e parë në grup për ta kapërcyer Malin e Zi që u mposhtë nga Suedia dhe është në vendin e tretë me 2 pikë të grumbulluara. Përndryshe Suedia i prinë grupit me 6 pikë dhe ndiqet nga Rumania me 3 sosh. Nga grupi kualifikohen dy skuadra në fazën tjetër dhe gjasat për Kosovën nuk janë shuar ende. Kampionati evropian në hendboll do të zhvillohet nga data 13 deri më 30 janar 2022 në Hungari dhe Sllovaki.
Përndryshe, që nga viti 2016, Kosova dhe Rumania janë takuar tri herë në ndeshje zyrtare ku në dy raste ka triumfuar Rumania dhe ishte kjo ndeshja e kaluar që dy kombëtarët u ndanë në paqe.
Me super ndeshjen që pritet të jetë i zjarrtë, të dielën nga ora 17:00, direkt dhe ekskluzivisht në Art Sport 3, takimi i vlefshëm për kualifikimet e Euro 2022 në hendboll, Rumania – Kosova.