Dy skuadrat kryesore franceze dalin sot në fushë për të zhvilluar ndeshjet e tyre të javës së dytë.
Duelet e tyre padyshim që do të transmetohen në platformën numër një në vend, Artmotion.
Duke nisur nga ora 17:00 live dhe ekskluzivisht në Art Sport 1 do të jetë përballja fantastike e elitës franceze mes Lille dhe Nice - ndeshje kjo që do të komentohet nga Andi Shabani.
Nga ora 21:00 do të transmetohet edhe dueli i radhës nga Ligue 1, ai mes superfuqisë së PSG dhe modestëve të Strasbourg, që do të transmetohet në Art Sport 2 nën komentimin e Arbon Flugajt.
PSG ka fituar duelin e parë kundër Troyes me rezultat 2-1, ndërsa Lille ka barazuar 3-3 në javën e parë kundër Metz.
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.