Edhe një tjetër ekskluzive në platformën Artmotion.
Në kategorinë gjysmë të rëndë, kosovari Musa Avdimetaj - i njohur si James Kraft - do të jetë kundër veteranit gjerman, 42 vjeçarit Felix Sturm, që është dy herë kampion në duelin që do të zhvillohet në Universum Gym të Hamburgut.
Kjo përballje do të jetë me 10 raunde dhe fillon të shtunën, nga ora 23:00, dhe transmetohet ekskluzivisht në Art Sport 1.
23:00 James Kraft – Felix Sturm ART SPORT 1
Musa Avdimetaj me nofkën “The Baby Boy” do të jetë përballë veteranit 42 vjeçar Felix Sturm, që kohë më parë ka qenë dy herë kampion në peshën e mesme dhe super të mesme.
Deri më tani, James Kraft (Avdimetaj) është i pamposhtur duke numëruar 19 fitore dhe një barazim, derisa të qenit i pamposhtur kosovari synon ta vazhdojë edhe ndaj Sturmit.
Deri më tani, Musa Avdimetaj ka 10 knockoute dhe në boks profesional është që nga viti 2014. Kundërshtari i tij që nga viti 2001 ka 41 fitore, 5 humbje dhe 3 barazime duke përshirë 18 knockoute, teksa për pesë vite nuk ishte aktiv në boks për shkak të taksave të papaguara ndaj shtetit gjerman.
Dueli do të jetë me 10 raunde dhe do të zhvillohet në Universum Gym të Hamburgut. Përballja fillon në orën 23:00 të shtunën dhe transmetohet ekskluzivisht në Art Sport 1.
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.