Aventura e Prishtinës në garat evropiane do vazhdojw të përcillet përmes platformës numër një në vend, Artmotion dhe kanalit televiziv më të shikuar, Klan Kosova.
Kryeqytetasit zhvillojnë sonte ndeshjen e kthimit kundër kampionëve norvegjez, Bodo/Glimt teksa transmetimi i saj duke filluar nga ora 18:00 bëhet live dhe ekskluzivisht në Art Sport 1 dhe Klan Kosova.
Ndeshja e parë e luajtur para një jave në Prishtinë, u fitua nga kampioni kosovar me rezultatin 2-1, andaj një barazim me çfarëdo rezultati ose një fitore e bardhë e kaltërve i kualifikon ata në raundin play-off të kësaj gare.
Prishtina pritet të ketë garanci më të madhe në portë për këtë duel, pasi që së fundmi ka zyrtarizuar transferimin e gardianit të reprezentacionit të Kosovës, Betim Halimit.
Zekirija Ramadani me të besuarit e tij mund ta shkruajnë historinë këtë edicion, e momentet madhore dhe komplet ndeshjet e tyre mund t’i ndiçni ekskluzivisht në platformën Artmotion që është edhe lokomotiva e zhvillimit të sportit kosovar.
Formacionet e mundshme:
Bodo/Glimt: Haikin – Lode, Bjorkan, Sampsted, Hoibraten – Berg, Saltnes, Lindahl – Pernambuco, Botheim, Solbakken.
Prishtina: Halimi – B.Krasniqi, Vangjeli, Bekteshi, Mici – E.Krasniqi, Boshnjaku, Mankenda, Avdyli – Kryeziu, John.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.