Java e tretë nga La Liga spanjolle vjen me disa ndeshje interesante.
Ekskluzivisht në Art Sport 1, sot me fillim prej orës 19:30, në stadiumin “Manuel Martinez Valero” Elche do të jetë nikoqire e Sevillas ndërsa nga ora 22:00, në po të njëjtin kanal “Los Blancos” Real Madrid do të jenë mysafire e kundërshtarëve të vështirë si Real Betis.
19:30 Elche - Sevilla Art Sport 1
22:00 Real Betis – Real Madrid Art Sport 1
Sot, gjashtë herë fituesit e Europa League dhe njëherë kampionët në La Liga, Sevilla, synojnë fitoren e tretë rresht në këtë start të kampionatit ndaj modestëve të Elches.
Këta të fundit, edhe pse u paraqitën mirë u mposhtën nga kampionët aktual, Atletico Madrid me rezultat të ngushtë, 0-1. Në komentim: Engjëll Bërbatovci.
Teksa madrilenët, që janë afër transferimit të francezit Kylian Mbappe, pasi që u ndalën në barazim 3-3 javën e kaluar, përsëri janë në udhëtim këtë javë. Djelmoshat e Carlo Ancelottit do të sfidohen nga Real Betisi nikoqir, që kampanjën në La Liga e kanë nisur me dy barazime. Në komentim: Lirim Peci.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.