Ka pak ditë që ka pranuar dhe nënshkruar ta drejtojë Kosovën U21.
Për herë të parë si selektor i kësaj gjenerate, gjermani Michael Nees ka dhënë një intervistë ku tha se synimi është të formojë një ekip të fortë që në qershor, kur nis faza kualifikuese për evropian, të jenë gati dhe të kenë start të mirë.
Në një intervistë për Sportin në Klan Kosova, Nees tha se do të tentojë të gjejë futbollistët më të mirë, kurse sa i përket stilit të lojës pati rezerva duke thënë se Kosova akoma nuk ka një ekip aq dominues që mund ta imponojë lojën, apo stilin tonë ndaj ekipeve tjera.
Kontrata tha që nuk është e bazuar në kohë, por në performancën që do të tregojë.
Ndryshe, kjo gjeneratë më 21 mars udhëton në Doha dhe më 26 dhe 29 mars do t’i luajë dy ndeshje miqësore me Katarin U23.
●●●
ESSHKRIMI NGA
Emanuell Syla
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.