Regjisori Ekrem kryeziu është shpërblyer me çmimin për arritje jetësore “Bekim Fehmiu”, kurse Samir Karahoda u shpërblye me çmimin vjetor për kinematografi. Çmimet u ndanë gjatë një ceremonie të organizuar sot nga Ministria e Kulturës.
Me këtë rast, regjisori Ekrem Kryeziu e vlerësoi si çmimin më të madh të pranuar ndonjëherë në Kosovë.
“Është punë shumë e vështirë të punosh si regjisor për herë të parë marr çmim në Kosovë është çmimi më i madh që e kam marr deri tash edhe pse kam shpërblime tjera nga vendet e tjera por ky çmim më gëzon më shumë “, tha ai.
Ndërkaq, kinematografi Samir Karahoda tha se çmimi për të ka vlerë të madhe.
“Çmimi që vjen prej institucioneve të vendit tim ka shumë vlerë pasi kjo do të thotë që edhe puna jonë po vlerësohet edhe pse vlerësimet për punën tonë nuk kanë munguar edhe jashtë vendit”, deklaroi ai, njofton Klan Kosova.
●●●
JSHKRIMI NGA
J.D
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.