26.05.2015 · përditësuar para 4082 dite1 min lexim
Ekokapsulat e dizajnuara nga Nice Architects premtojnë që njerëzit mund të jetojnë "jashtë rrjetit" deri në një vit.
Secila nga to është e paisur me panelët solar, një turbinë të erës dhe me një sistem që e mbledh ujin e shiut.
Ndërsa brenda gjendet një kuzhinë e vogël që ka ujë të rrjedhshëm, një banjo të vogël dhe ujë të nxehtë.
“Ekokapsulat mund të përdoren për një gamë të gjerë të aplikacioneve, si stacion I pavarur I hulumtimeve ose në rastet kur ndërrmeret një aksion humantir në vende të shkreta ose edhe për dikë që dëshiron të jetë turist në vende jo të zakonshme” thonë arkitektët dhe dizajnuesit.
Ata që janë të interesuar ti blejnë do të mund ti porositin ato deri në fund të vitit 2015 dhe shpërndarja e tyre do të fillojë në fillim të vitit 2016, transmeton Klan Kosova.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LH
SHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.