Sulmuesi i talentuar Hugo Ekitike ka pësuar një goditje të rëndë në ndeshjen mes Liverpool dhe Paris Saint-Germain, e përfunduar me fitoren 0-2 të parisienëve.
Ekitike u detyrua të largohet nga fusha pas një dëmtimi shqetësues, që sipas raportimeve të para lidhet me gjurin.
Stafi mjekësor i PSG-së është në pritje të ekzaminimeve të detajuara, por frika është se bëhet fjalë për një lëndim serioz.
Nëse konfirmohet më e keqja, sulmuesi francez rrezikon jo vetëm pjesën e mbetur të sezonit, por edhe pjesëmarrjen në Kupën e Botës 2026.
Kjo do të ishte një goditje e madhe për lojtarin, i cili po kalonte një formë të mirë dhe synonte të ishte pjesë e rëndësishme e Francës në turneun më të madh të futbollit botëror. Mbetet të shihet diagnoza zyrtare në orët në vijim, por shqetësimi te Liverpool dhe Franca është i madh./KlanKosova.tv.
●●●
EKSHKRIMI NGA
Endrit Krasniqi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.