Hugo Ekitike ka realizuar njërin nga 3 golat që Liverpooli ka shënuar në epërsinë 1-3 të pjesës së parë ndaj Frankfurtit.
Goli i sulmuesit francez erdhi në minutën e 35-të, duke e barazuar rezultatin në 1-1 pas golit të parë nga gjermanët.
Ajo çfarë mori vëmendje, ishte refuzimi i festimit të golit nga francezi, në shenjë respekti ndaj ish-skuadrës së tij, nga e cila kaloi te "The Reds" verën e sivjetme. /Klankosova.tv
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.