Sulmuesi francez, Hugo Ekitike, ka mbërritur sot në Merseyside për të kompletuar transferimin e tij te Liverpool për një shumë prej 95 milionë eurosh.
Ai u fotografua bashkë me agjentin e tij, Karl Mwalako, para nisjes së testeve mjekësore, të cilat do të zhvillohen në dy faza.
Ekitike pritet të nënshkruajë kontratë gjashtëvjeçare me klubin anglez, teksa ky është një nga transferimet më të mëdha të verës dhe një sinjal i qartë nga Liverpooli për sezonin e ri.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.